Radius: Off
Radius:
km Set radius for geolocation
Search

Hoteli 16 dhoma, AC, TV, frigo, ballkon me pamje nga deti, bar, restorant, parking, wireless, pishine, akomodim, muzik, kembim valutor, çadra, ambiente private etj.

Hoteli
Ofrojmë pushime të paharruara në ambientet moderne dhe relaksuese të hotelit tonë. Larg nga zhurmat e qyteteve, do të shijoni qetësinë e detit Jon. Stafi ynë profesional do t’ju bëjë të ndiheni si në shtëpinë tuaj.
Organizojmë në menyrë profesionale festa familjare, bankete, seminare etj.
Dhomat me ballkone të bollshme kanë pamjen e mrekullueshme të detit Jon, ku ju mund të relaksoheni mëngjeseve dhe mbremjeve . Dhomat janë të pajisura me kondicioner, frigorifer 140 lt, TV, free wi-fi etj.

Pishina “Santorini Class”
Me pamje nga deti Jon dhe nga ishujt e Korfuzit, në “Hotel Relax” do shijoni pishinën më të madhe në Dhërmi, me dimensione 14×7 m dhe me thellësi që fillon nga 1.1 m deri ne 2.40 m. Do relaksoheni duke bërë banjo dielli në pishinën tonë me një hapesirë të madhe rrezesh diellore, prej mëngjesit të hershëm dhe deri në mbrëmje. Uji i pishinës është rreptësisht i kontrolluar nga parametrat sanitare dhe klorifikues të normave të Bashkimit Europian.

Parkimi
“Hotel Relax”, ofron parkim falas brenda rrethimit të sigurisë për 20 autovetura, me ndricim të bollshëm dhe hapësirë të gjelbërt.

Restoranti
Me një kuzhine tipike mesdhetare, në restorantin e Hotel Relax do të shijoni të gjitha specialitet e kuzhinës shqiptare, greke dhe italiane, të shoqëruara me shumëllojshmëri verërash cilësore. Peshku i freskët dhe prodhimet e freskëta të detit do t’ju serviren me gatime cilësore. Në freskinë e mbrëmjeve do të kaloni momente të mrekullueshme në shoqërinë e muzikës së hotelit tonë.

 

Opening Hours

Monday

24h

Tuesday

24h

Wednesday

24h

Thursday

24h

Friday

24h

Saturday

24h

Sunday

24h

Kontakto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.