Radius: Off
Radius:
km Set radius for geolocation
Search

NISATEL Sh.p.k, themeluar në vitin 2002, është e licensuar nga AKEP (Autoriteti Komunikimeve Elektronike dhe Postare ) si Operator Publik i Telekomunikacioneve. Nisatel është e para komapani private e liçensuar në Shqipëri për të ofruar shërbimie fikse në zonat urbane nga 15 Qershori i vitit 2007, si edhe ISP më e madhe tani në rrethin e Vlorës.

Aktualisht shërbimi shtrihet ne qytetet Vlorë, Tirane, Durres, etj.
Aktualisht mbulojme me rrjet 100 % të qytetit të Vlorës dhe zonave të tjera turistike dhe industriale si edhe komunat e rrethit Vlorë.

Gjithashtu një rrjet i gjerë i fibrave optike është ndërtuar dhe vazhdon të zgjerohet.

Ne aktualisht ofrojme shërbimiet e telefonise fikse TDM, IP Telephony, Internet Access, Data Transmission, Leased Lines, VPN, Security Cameras ,Remote Control, etc.

Rrjeti yne është i ndertuar bazuar në produkte dhe zgjidhje të teknologjisë së kohëve të fundit.
Furnizuesit tanë kryesore janë Iskratel(Slovenia), Alcatel(France), Cisko, Pyrsman, Sental(Germany), Zhone(USA), etj.

Qëllimi strategjik i aktivitetit të kompanisë është të ofrojë shërbime të sigurta dhe funksionale.
Projektimi dhe ndërtimi i këtyre teknologjive është realizuar në bashkëpunim me partnerët tanë të huaj dhe ndërkombëtar, si edhe nga kualifikimi i pandërprerë i stafit tone teknik.

Klientet tanë janë te ndarë në dy kategori:
1. Kategoria Familiare
2. Kategoria Biznes

Disa biznese që shfrytëzojnë teknologjinë tonë dhe kane akses nëpërmjet rrjetit tonë në telefoni, internet, trasmetim të dhënash, rrjete virtuale, transmetim me fibra optike etj, jane :
Gjykata e Apelti Vlorë, Prokuroria e Rrethit Vlorë, Prokuroria e Apelit Vlorë, Drejtoria e Policisë Vlorë,  Bashkia Vlorë, Birra Norga, Top Channel(Transmetime Live), TVSH, TVKLAN, Shërbimi Ushtarak Italian në Vlorë, Banka Procredit, Tirana Bank, Sanpaolo Bank, Universiteti Vlorë, Shkollat Jo Publike, Zyra e Legalizimeve Vlorë, Qëndra e Stërvitjes Baza e Ushtrisë Bunavi-NATO, Supermarket CONAD, Dega Ushtarake Vlorë, Drejtoria e Bujqësisë Rajonale Vlorë, Inspektoriati i Punës Vlorë,
si dhe shumë zyra të sherbimit avokati, noter, agjensi sigurimesh, hoteleri, turizem, etj.

Nje tjetër epërsi e Nisatel është dhënia e zgjidhjeve si edhe lehtësimi i shërbimeve të telekomunikacionit në mënyrë fleksibël për çdo rast nga ana tekniko ekonomike, sipas nevojave të veçanta të çdo klienti.
Shërbimi yne tek klienti është 24/7, duke mënjanuar çdo difekt të mundshëm në një kohë të shkurtër, duke siguruar një cilësi optimale, si edhe çimimet e ofruara janë ato me të ultat në tregun e telekomunikacioneve.

NISATEL INTERNET

Nisatel ju mban sa më pranë hapit të së ardhmes duke ju ofruar përvojen fantastike të teknologjisë së fibrave optike.
Navigim me shpejtesineë më të lartë transmetimi dhe ngarkimi. Në ditet e sotme, transmetimi i sinjalit nëpërmjet fibrës optike është shumë më i kërkuar në krahasim me transmetimin me kabëll bakri, per shkak te perparesive qe ka.
– Navigim me shpejtesinë më të larte duke ju lejuar të shkarkoni filma, muzikë dhe fotografi në nje kohë shumë të shkurtër.
– Shpejtësi e larte transmetimi dhe ngarkimi. Karakteristikat e fibrave optike ju lejojnë që të luani në multiplayer mode në
sajë të përformancës më të lartë. Siguri shumë të lartë lidhur më fshehtesinë e transmetimit të sinjalit.

 PËR MË SHUMË INFO KIKO KËTU
Kontakto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.